Ballina Lifestyle ‘Çmenduri’ në Madeira për ‘dasmën’ e Ronaldos, por çifti nuk u shfaq...

‘Çmenduri’ në Madeira për ‘dasmën’ e Ronaldos, por çifti nuk u shfaq askund

43
0

Qindra persona u mblodhën këtë të shtunë pranë vendeve ku raportohej se do të zhvillohej dasma e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez, por gjithçka rezultoi të ishte vetëm një thashethem.

Ishulli i Madeira-s u përfshi nga një atmosferë e pazakontë, pasi qindra turistë dhe banorë u grumbulluan pranë Katedrales së Funchal-it dhe hotelit luksoz Savoy Palace, në pritje të Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodríguez.

Shkak për këtë pritshmëri ishte një raportim i gazetës britanike ‘The Sun’, e cila gjatë javës kishte bërë të ditur se këto dy ambiente do të ishin vendet ku do të zhvillohej dasma e çiftit këtë të shtunë në Funchal. Sipas raportimit, ceremonia fetare do të mbahej në Katedrale dhe më pas festa do të zhvendosej në hotelin me pesë yje.

Lajmi krijoi shumë kureshtje dhe bëri që turistë e banorë të mblidheshin pranë Katedrales. Por brenda saj po zhvillohej një ceremoni krejt tjetër, ajo e çiftit Nicole dhe Fábio

Vetë Katedralja e Funchal-it reagoi me humor ndaj situatës, duke publikuar një fotografi të çiftit që u martua atë ditë dhe duke shkruar se, pas gjithë konfuzionit jashtë, me praninë e shumë gazetarëve dhe turistëve, më në fund arritën ta mbyllnin kishën dhe të zhvillonin ceremoninë.

Edhe Elma Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos, reagoi me ironi ndaj turmës së krijuar. “Pse mendojnë këta njerëz se Ronaldo do të martohej, kur vetë ai nuk ka njoftuar asgjë? Epo…”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Georgina Rodríguez kishte bërë publik fejesën me Ronaldon më 11 gusht 2025, duke shkruar: “Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia.”

Ndërkohë, Ronaldo ende nuk u është bashkuar përgatitjeve parasezonale të Al Nassr, ndërsa data e dasmës së çiftit mbetet ende e panjoftuar zyrtarisht.