Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:00 të së martës në lagjen Yildirim të Bursës.
Sipas mediave turke, 36-vjeçari Ismail Matur fillimisht vrau kunatin e tij, 56-vjeçarin Yavuz Yilmaz, të cilin e qëlloi tetë herë në mes të rrugës.
Më pas, autori u kthye në shtëpinë e tij, ku qëlloi dhe vrau gruan e tij 27-vjeçare, Canan.
Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje arrestuan 36-vjeçarin dhe gjetën armën që ai kishte përdorur për të vrarë gruan dhe kunatin e tij.
Pas arrestimit dhe gjatë bisedës me oficerët, Ismail Matur dyshohet se u tha atyre se “ishte çështje nderi t’i vrisnim ata”.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së dyfishtë.







