Ballina Kronika Atentati i dështuar në Elbasan, autori i dyshuar: E bëra për hakmarrje,...

Atentati i dështuar në Elbasan, autori i dyshuar: E bëra për hakmarrje, më plagosi vëllain 15 vjet më parë

60
0

Poli Boriçi, 52-vjeçari që u arrestua dje pas atentatit të dështuar në Elbasan ndaj Ermir Bitocit, tha para hetuesve se tentoi ta kryente vrasjen në shenjë hakmarrjeje.

“E bëra në shenjë hakmarrjeje për vëllain tim, që Ermiri e plagosi 15 vite më parë në Tiranë”, ka deklaruar, duke theksuar se vëllai pësoi dëmtime të rënda deri në paralizë.

Ndërkohë, 50-vjeçari Ermir Bitoci, shënjestër e atentatit, ka thënë se marrëdhëniet mes dy familjeve janë normalizuar dhe ata jetonin qetësisht në të njëjtën lagje.

Konflikti i vjetër mes dy familjeve është pista më e fortë për hetuesit. Por ata nuk përjashtojnë as pistat e tjera.

Boriçi shkoi i armatosur në lokalin ku ndodhej Ermir Bitoci dhe tentoi ta vriste. Pavarësisht se qëlloi 3 herë, arma nuk shkrepi, për pasojë shënjestra shpëtoi.