Ballina Aktualitet “Nuk u zbatua ligji”/ Zjarri në hotelin në Vlorë, inxhinierët: Dështoi sërish...

“Nuk u zbatua ligji”/ Zjarri në hotelin në Vlorë, inxhinierët: Dështoi sërish projekti teknik i mbrojtjes

87
0

Pushimet verorë të vizitorëve nuk do të kishin të njëjtin fat nëse administratori i hotelit do të kishte investuar për projektin teknik të mbrojtjes nga zjarri.

Kryetarja e Unioni të Inxhinierëve, Dëshira Mëna pohon se nëse hoteli do të kishte një sistem funksional të zjarrit atëherë të gjithë pushuesit do të kishin dalë në kohë nga hoteli pa u dëmtuar

“Sistemi i mbrojtjes nga zjarri është sistemi më i rëndësishëm në çdo objekt edhe në çdo ndërtesë. Ky sistem duhet të funksionojë në projekt, në zbatim e më pas faza e tretë që është më e rëndësishme se dy fazat e para është mirëmbajtja dhe shërbimi që i bëhet këtyre sistemeve. Këto janë tre hallkat që parandalojnë të gjitha këto evente që ndodhen më pas”, u shpreh Dëshira Mëna, kryetare e Unionit të Inxhinierëve.

Projekti Teknik që shpëton jetë, sipas inxhinieres dështoi edhe kësaj here, pasi inspektorët e ISHTIT nuk zbatuan ligjin.

“Fat që thonë se ka ndodhur nga një prizë treshe do të thotë se nuk ka funksionuar automati që të ndërpriste energjinë. Dhe e dyta nuk ka funksionuar detektori ky është spiuni dhe paralajmëruesi dhe faksit që nuk ka funksionuar do të thotë që s’ka pasur. Kush i kontrollon këto sisteme? Ai që i kontrollon për çdo here dhe e ka detyrë është ISHTI”, thotë Mëna.

Nuk është hera e parë që sistemet e parandalimit të zjarrit nuk funksionojë, përsëritja e ngjarjeve të tilla tregon ndërtuesit anashkalojnë masat e sigurisë për të ulur kostot.

Mëngjesin e së dielës 7 persona u lënduan nga zjarri që pushtoi katin e parë të hotelit që ata zgjodhën për të pushuar në qytetin e Vlorës.