Ballina Aktualitet “79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”/ Protestuesja: Këtij sistemi...

“79 ditë në shesh, nuk largohemi pa shpëtuar Shqipërinë”/ Protestuesja: Këtij sistemi i ka ardhur fundi!

43
0

Mbahet sot protesta e 79 kundër kryeministrit Edi Rama.

Protestuesja Luçiana Kokaj në revoltën kundër qeverisë, u shpreh se shqiptarët janë të vendosur për të larguar këtë klasë politike 36-vjeçare që i kanë marrë peng të ardhmen.

“Në 79 ditë ju kemi treguar që jemi shqiptarë të vërtetë dhe nuk e lëshojmë këtë shesh pa shpëtuar Shqipërinë. Thanë që u larguan flamengot dhe erdhën sorrat, më vjen shumë keq i flamingot janë mes nesh. Shumë na kanë akuzuar se nuk janë lejuar të flasin…Por në këtë 79 ditë punën më të vështirë në shesh e kanë patur këta çuna që mundohen të sigurojnë mbarëvajtjen. Sheshi ka një pronar dhe një drejtuar dhe është çdo shqiptar që beson se këtij sistemi i ka ardhur fundi. Për një gjë jemi të sigurt që duam të largojmë këtë kastë politike që na ka marrë peng të ardhmen”, tha ajo.