Ballina Kronika Vlorë/ Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen disa persona! 2...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen disa persona! 2 prej tyre pësojnë djegie të shumta në trup

57
0

Dy persona kanë pësuar djegie të rënda në trup si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi. Ngjarja ka ndodhur në Porto Palermo të Vlorës, ku dyshohet se benzina ka shpërthyer, duke shkaktuar dëmtime te disa persona.

Sipas informacioneve paraprake, dy prej tyre kanë pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit.