Ballina Aktualitet ‘Incidenti i mbrëmshëm nuk më frikëson’/ Flamurtari i protestës: Do jem çdo...

‘Incidenti i mbrëmshëm nuk më frikëson’/ Flamurtari i protestës: Do jem çdo natë në shesh, deri në dorëheqjen e Edi Ramës

56
0

Flamurtari i protestës deklaroi se nuk do të tërhiqet nga sheshi dhe se do të vijojë protestën çdo natë, pavarësisht sulmeve apo incidenteve të ndodhura.

Ai e bëri të qartë se objektivi i tij dhe i protestuesve mbetet dorëheqja e Edi Ramës, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos ndikohen nga përçarjet.

“Do jem këtu çdo natë me protestuesit dhe me dorëheqjen e Edi Ramës sa më parë”, deklaroi ai.

Fjala e tij:

Përshëndetje të gjithëve. Ai incident që ndodhi mbrëmë, nuk do më frikësojë, po do më bëjë më të fortë se dje.

I bëj thirrje policisë së shtetit të marri masa, janë të identifikueshëm personat. Dhe do vazhdoj punën që paguhet nga taksat tona.

Dhe çdo sulm që do vijë përballë meje, individit, nuk do më shmangin nga sheshi, nuk do më ndalojë kurrë. Do jem këtu çdo natë me protestuesit dhe me dorëheqjen e Edi Ramës sa më parë.

I bëj thirrje të gjithëve të jemi të bashkuar dhe mos përçahemi nga individë që paguhen nga oligarkët dhe nga politikanët. Të jemi të fortë, do t’i mposhtim!