Ballina Europë Belgjika mund të regjistrojë verën më të nxehtë që nga viti 1833

Belgjika mund të regjistrojë verën më të nxehtë që nga viti 1833

47
0

Belgjika mund të regjistrojë verën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve meteorologjike në vitin 1833, sipas parashikimeve të meteorologëve belgë.

Temperatura mesatare sezonale gjatë verës së vitit 2026 pritet të arrijë në rreth 20.2–20.3 gradë Celsius, duke e vendosur këtë sezon përpara rekordit të mëparshëm.

Meteorologu David Dehenauw, nga Instituti Mbretëror Meteorologjik i Belgjikës, deklaroi për VRT NWS se vera e këtij viti ka shumë gjasa të tejkalojë rekordin e vendosur në vitin 2018, kur temperatura mesatare sezonale ishte 19.8 gradë Celsius.

Nëse parashikimet konfirmohen, vera e vitit 2026 do të hyjë në histori si më e nxehta në Belgjikë që prej fillimit të regjistrimeve meteorologjike, 193 vjet më parë.

Instituti Mbretëror Meteorologjik pritet të publikojë shifrat përfundimtare më 1 shtator, kur do të bëhet e ditur nëse rekordi i vitit 2018 është thyer zyrtarisht.