Ballina Aktualitet Gjithçka shkrumb e hi, pamjet tronditëse nga shtëpitë e djegura në Gojan...

Gjithçka shkrumb e hi, pamjet tronditëse nga shtëpitë e djegura në Gojan të Pukës! Banorët vrapojnë të shpëtojnë

41
0

Pamjet tregojnë qartë dëmet e shkaktuara nga zjarri në Gojan të Pukës, Njësia Gjegjan ditën e sotme, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave dhe situata në terren paraqitet kritike.

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa banorët po evakuohen me ndihmën e forcave të Policisë.

Në terren vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës për të frenuar përhapjen e flakëve.

Nga rreziku i flakëve, banorët kanë vrapuar për të shpëtuar veten, por edhe çfarë të mundeshin.