Ballina Politika ‘Turizmi u mbulua nga krimi’, Balliu ngre alarmin: Shqipëria po paraqitet si...

‘Turizmi u mbulua nga krimi’, Balliu ngre alarmin: Shqipëria po paraqitet si e pasigurt

46
0

Teksa sezoni turistik po i afrohet fundit, deputeti i PD, Klevis Balliu ngre shqetësimin se vëmendja publike nuk po përqendrohet te numri i turistëve dhe të ardhurat e gjeneruara, por te ngjarjet kriminale të regjistruara gjatë sezonit.

Sipas Balliut, vrasjet, atentatet dhe shpërthimet kanë dominuar kronikat e turizmit, duke e paraqitur Shqipërinë si një destinacion të pasigurt.

Balliu e lidh këtë situatë me depërtimin e krimit në struktura të ndryshme, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama se nuk kanë garantuar sigurinë e nevojshme për një turizëm të qëndrueshëm.

Reagimi i plotë:

Tani që vera po mbyllet, normalisht duhet të flisnim për shifrat e turizmit: sa turistë erdhën dhe sa të ardhura u gjeneruan.

Ndërkohë, shifrat që lidhen me turizmin në Shqipëri po dominohen nga kronika e zezë: sa vrasje, sa atentate, sa shpërthime.

Kjo është e pritshme kur hotelet, klubet, policia dhe vetë qeveria janë kapur nga krimi.

Për sa kohë të jetë Edi Rama në pushtet, problemet e qytetarëve nuk kanë zgjidhje dhe Shqipëria nuk mund të ketë një turizëm të sigurt e të qëndrueshëm.