Qytetarët, të cilët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë duke protestuar për të 85-tën ditë kundër qeverisë, kanë përcjellë mesazhe dhe kanë bërë ironi me kryeministrin Edi Rama dhe me qeverinë e tij.
“Koha jote mbaroi”, thuhet në një pankartë referuar kryeministrit Edi Rama.Në një tjetër, ironizohet me “faturën” që paguan qytetari, ndërkohë që qeveritarët nuk mbajnë premtimet e dhëna ndërsa llogaridhënie nuk ka.
Në një tjetër pankartë, qytetarët shprehen se ndërsa çmimet e produkteve ushqimore kanë shkuar në stratosferë, pagat mbeten shumë të ulëta.
“Çmimet në qiell, pagat në tokë. Ku po na çoni more shokë?”
Ndërsa në një tjetër, bëhet thirrje për të nisur protestat sërish para parlamentit, kur deputetët të rikthen në seanca plenare në shtator.







