Bëhet e ditur se nga burime diplomatike, është siguruar dokumenti nga “International Democracy Union”, i cili tregon të dhëna për një udhëtim të mundshëm në Dr. Berishës drejt USA këtë fillim shtatori.
Dokumenti ka si titull “Konfirmim për pjesëmarrjen tuaj në delegacionin e IDU për Konventën Kombëtare Republikane.
Më tej në këtë letër konfirmimi që ka marrë zoti Berisha mësohet se konventa do të mbahet në Dallas më 9 dhe 10 Shtator nga ku jepen këto detaje.
“IDU është e kënaqur që ju do të na bashkoheni ne dhe ne jemi konfidentë se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike për Partinë Republikane di të jetë me shumë vlerë për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Detaje të tjera në lidhje me lëvizjet e delegacionit, akreditimin dhe programit e eventit do t’ju komunikohen nga sekretariati i IDU”.
Ndërkohë një tjetër dokument siguruar nga Top Channel i datës 7 Gusht nga Instituti amerikan i trajnimeve zotit Berisha i konfirmohet regjistrimi si pjesëmarrës në Konventën Kombëtare Republikane.
Pas marrjes të këtij konfirmimi në Tiranë kanë nisur përpjekjet nga Gazment Bardhi.
Burime nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme treguan se Gazment Bardhi në kapacitetet e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD ka çuar një kërkesë duke kërkuar një notë verbale shtetërore për ti mundësuar zotit Berisha marrjen pjesë në këtë aktivitet të republikanëve amerikan./TCH







