Ballina Sport Luka Modriç vazhdon me Kroacinë, do të grumbullohet për ndeshjet e Ligës...

Luka Modriç vazhdon me Kroacinë, do të grumbullohet për ndeshjet e Ligës së Kombeve

70
0

Luka Modriç do të vazhdojë të luajë për Kroacinë. Vetë federata kroate bëri njoftimin, duke konfirmuar disponueshmërinë e lojtarit për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Republikës Çeke, Spanjës dhe Anglisë.

Ish-lojtari i Real Madridit bisedoi me trajnerin e ri Slaven Biliq dhe presidentin e HNS-së, Marijan Kustiq, duke rikonfirmuar angazhimin e tij për ndeshjet zyrtare të radhës dhe gatishmërinë për të vazhduar një karrierë ndërkombëtare të jashtëzakonshme, të karakterizuar nga 202 paraqitje dhe arritje të shumta historike.

“Natyrisht, vendimi i Lukës më gëzon pa masë. Të gjithë e dimë se çfarë mund t’i sjellë ai Kroacisë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Mezi pres të punoj sërish me të pas 14 vitesh; të dy ndajmë ambicien e fortë për ta mbajtur Kroacinë si një ekip fitues të nivelit të lartë, që renditet ndër më të mirët në botë,” tha trajneri Slaven Biliq.