Ballina Sport Simeone zbulon çfarë do të ndodhë me Alvarezin

Simeone zbulon çfarë do të ndodhë me Alvarezin

57
0

Hulian Alvarez do të ketë mundësinë e tij. Dhe pse bashkë me Barcelonën bënë gjithçka për t’u bashkuar, sërish nuk pati largim nga Atletiko Madrid.

Trajneri Diego Simeone ka folur para sfidës me Seviljen. Argjentinasi konfirmoi Alvarezin për sfidën e ardhshme.

“Julian Alvarez do të jetë në skuadër nesër. Ai po stërvitet mirë dhe ne presim më të mirën prej tij, ashtu siç bëjmë edhe me të gjithë shokët e tij të ekipit.

Për mua, jeta është plot me mundësi.

Dhe Hulian tani ka një mundësi. Shumë kohë, ne e kalojmë jetën duke gjykuar dhe duhet të shqetësohemi që ta bëjmë më pak këtë dhe të mësojmë më shumë. Shpresoj që kjo të ketë shërbyer si një përvojë mësimi për të.

Shpresoj që ai të jetë i lumtur dhe ta tregojë këtë duke shënuar gola”, u shpreh trajneri Simeone.