Ballina Aktualitet Mot me kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot, 9 shtator...

Mot me kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot, 9 shtator 2026

54
0

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore këto vranësira do të pasohen nga reshje të izoluara shiu me intensitet të ultë.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.