Ballina Aktualitet Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ Nis fuqimisht marshimi në rrugët kryesore të Tiranës

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ Nis fuqimisht marshimi në rrugët kryesore të Tiranës

45
0

Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, aktivistët dhe qytetarët, protesta e sotme ka kaluar në një tjetër fazë.

Turma e mbledhur është vënë sërish në lëvizje, duke nisur një marshim përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit e ditës së 106 të qëndresës po përshkojnë në mënyrë të organizuar segmentet kryesore rrugore të Tiranës.

Përgjatë marshimit jehojnë thirrjet e pjesëmarrësve kundër kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit po brohorasin njëzëri “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!”, duke u shprehur të vendosur se marshimi dhe aksioni qytetar do të vijojnë deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre.