Këtë të martë mbahet protesta e 115-të para kryeministrisë, ku synohet largimi i qeverisë Rama. Pas zhvillimeve të fundit nga SPAK, aktivisti Ilir Xhemalaj theksoi se shteti tashmë ka rënë dhe kjo shihet qartë.
“De fakto dhe De Juro sot shteti shqiptar ka rënë. Kryeminsitri Rama duhet të jepte dorëheqjen. Institucionet më të rëndësishme të mbrojtjes kombëtare kanë rënë, ministria e mbrojtjes ka rënë, është në duar të huaja.
Shefja e shërbimeve sekrete është shpallur me fletë arresti. Ish-drejtori i policisë po ashtu. Presidenti Begaj duhet të thërrasë këshillin kombëtar të sigurisë dhe nuk e ka bërë, pasi është shpallur në protestë. Ky shtet nuk ekziston më. Të gjithë krerët e institucioneve janë jashtë Shqipërie. Kush e drejton këtë vend? Krimi dhe mafia. Do vijojë historia e kumbullave dhe të fiqve”.







