Ballina Rajoni Nderimet e bëra ndaj Mlladiçit, kryeministri kroat kritikon Serbinë: Fyerje ndaj viktimave!

Nderimet e bëra ndaj Mlladiçit, kryeministri kroat kritikon Serbinë: Fyerje ndaj viktimave!

52
0

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, kritikoi në OKB ceremoninë e zhvilluar në Beograd për Ratko Mlladiqin, duke e cilësuar atë si fyerje për viktimat dhe aktgjykimet e gjykatave ndërkombëtare.

Plenkoviç tha se pajtimi në rajon kërkon pranimin e përgjegjësisë për krimet e së kaluarës dhe refuzimin e glorifikimit të tyre.

“Mendoj se nderimet ushtarake dhe zyrtare që iu dhanë Mlladiqit në Serbi ishin fyerje për viktimat e tij dhe për aktgjykimet e gjykatave ndërkombëtare”, deklaroi ai.

Kryeministri kroat e përshkroi Mlladiqin si kriminel lufte të dënuar për gjenocidin në Srebrenicë dhe tha se veprimtaria e tij kriminale ishte shtrirë edhe në Kroaci.

Plenkoviç theksoi gjithashtu se Kroacia mbështet zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, por nënvizoi se integrimi evropian kërkon përballje me të kaluarën.