Ballina Sport Bellingham merr “Këpucën e Bronztë” nga Botërori: As që e dija se...

Bellingham merr “Këpucën e Bronztë” nga Botërori: As që e dija se ekzistonte ky çmim

63
0

Jude Bellingham është shpërblyer për paraqitjet e tij në Kupën e Botës 2026, ku shënoi shtatë gola me Anglinë dhe vendosi një rekord të ri për përfaqësuesen.

Mesfushori i Real Madridit mori “Këpucën e Bronztë”, çmim që, siç pranoi vetë, nuk e dinte se ekzistonte.

23-vjeçari ishte një nga lojtarët më të spikatur të Anglisë në Botëror.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Thomas Tuchel arriti deri në gjysmëfinale dhe në fund e mbylli turneun në vendin e tretë, pas fitores ndaj Francës në ndeshjen për medaljen e bronztë.

Bellingham i shënoi dy golat e parë në fazën e grupeve, kundër Kroacisë dhe Panamasë, përpara se të realizonte nga dy gola ndaj Meksikës dhe Norvegjisë në fazën me eliminim direkt. Golin e shtatë e shënoi në fitoren 6-4 të Anglisë ndaj Francës, në ndeshjen për vendin e tretë. Me këtë shifër, ai u bë futbollisti i parë i Kombëtares angleze që shënon shtatë herë në një turne madhor.

“Nuk e dija se ekzistonte, por faleminderit”

Pas marrjes së trofeut, Bellingham publikoi një fotografi të “Këpucës së Bronztë” në Instagram dhe reagoi me humor.

“Këpuca e Bronztë nga Botërori… Nuk e dija se ekzistonte një gjë e tillë, por gjithsesi faleminderit.”

Çmimi iu dha për vendin e tretë në renditjen e golashënuesve të Botërorit. Bellingham dhe Erling Haaland e përfunduan turneun me nga shtatë gola, por anglezi u rendit përpara norvegjezit falë një asistimi më shumë.

“Këpucën e Artë” e fitoi Kylian Mbappé me dhjetë gola, ndërsa Lionel Messi mori “Këpucën e Argjendtë” me tetë.