Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku janë miratuar një sërë vendimesh dhe projektligjesh.
Bëhet me dije se me vendim të qeverisë është liruar nga detyra , Emiliano Gjiko si kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.
Me vendim të qeverisë, Ina Zeqaj është emëruar kryetare e re Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.
VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KONCESIONEVE
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikave 8/1 e 8/2, shkronja “ç”, të kreut III, të vendimit nr.285, datë 10.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin, funksionimin, si dhe procedurat e nivelit të tarifave të shërbimeve që do të ofrohen nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Z. Emiliano Gjika, kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Ina Zeqaj emërohet kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.
3. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU.







