Ballina Aktualitet “Më 3 tetor tubim masiv përpara Komisionit Europian”/ Aktivisti: E papranueshme që...

“Më 3 tetor tubim masiv përpara Komisionit Europian”/ Aktivisti: E papranueshme që Balluku ende nuk është arrestuar!

45
0

Nga protesta e 120-të para Kryeministrisë kundër Edi Ramës, një prej aktivistëve ftoi gjithë shqiptarët dhe diasporën të bashkohet në protestën e 3 tetorit para Komisionit Europian.

Ai u shpreh se do jetë një nga organizimet më masive, për t’i treguar Europës se nuk mund të negociojnë më me një njeri të përfshirë në trafik armësh.

Protestuesi: Më 3 tetor përpara zyrave të Komisionit Europian e gjithë diaspora e bashkuar. Diaspora nuk ka kursyer na ka ardhur 3 muaj rresht dhe në çdo shes të botës. Ky tubim i 3 tetorit ka rëndësi, po mblidhen të gjithë shtetet koordinatorët dhe po organizojnë një tubim të përbashkët për t’i treguar KE se shqiptarët janë të bashkuar kundër qeverisë.

Do shkojnë edhe për të kërkuar llogari nga KE. E papranueshme të kenë ardhur në shesh 10 europarlamentarë dhe të mos ketë ardhur një herë ambasadori në Shqipëri. Marta u bë deti kos në fillim mbështeste Edi Ramën. E papranueshme që drejtësia e re nuk ka arrestuar ende as Belinda Balluku dhe as Edi Ramën. E papranueshme që BE dhe Komisionit europian të vazhdojnë të negociojnë me një kryeministër që është i përfshirë në trafik armësh.

Mbi të gjitha e papranueshme që sekretet më të rëndësishme si të NATO dhe të gjithë policive në këto vende të nxirren dhe ti jepen krimit nga Vlora Hyseni. Tubimi i 3 tetorit të mbështet masivisht. Shqiptarët duhet të jenë atje të bashkuar. Siç e bëmë në Rambuje në 99 kur ishim 25 mijë veta për Kosovën.