Modelja e njohur italiane Vittoria Ceretti është shfaqur me një stil të veçantë gjatë Javës së Modës në Milano, duke tërhequr vëmendjen me një kombinim casual dhe të guximshëm.
Ceretti është parë duke kaluar kohë me miqtë e saj në rrugët e Milanos, teksa kishte zgjedhur një xhaketë me print leopardi, të kombinuar me një bluzë me logon e grupit të njohur Pink Floyd.
Ajo e kompletoi paraqitjen me atlete Prada dhe syze dielli, duke sjellë një pamje moderne dhe njëkohësisht të relaksuar.
Ajo e kompletoi paraqitjen me atlete Prada dhe syze dielli, duke sjellë një pamje moderne dhe njëkohësisht të relaksuar.
Paraqitja e saj erdhi në një kohë kur Milano është kthyer në qendrën e vëmendjes së industrisë së modës, me emra të njohur të modës dhe showbizit që kanë mbushur rrugët e qytetit.
Me kombinimin e elementeve rock, sportiv dhe elegant, Ceretti tregoi edhe një herë stilin e saj të veçantë jashtë pasarelave, në një prej javëve më të rëndësishme të modës në botë.







