Ballina Sport Dritë në fund të tunelit, Mancini gjen fitoren e parë me Italinë!...

Dritë në fund të tunelit, Mancini gjen fitoren e parë me Italinë! Mposht thellë Turqinë, fiton edhe Franca

35
0

Më në fund ka dritë në fund të tunelit. Italia ka gjetur fitoren e parë nën drejtimin e Roberto Mancini-t. ‘Axurrët’ në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve mposhtën 1-4 Turqinë në Stamboll.

Për të parë golin e parë u deshën vetëm 9 minuta, me Alesandro Bastonin, i cili zhbllokoi shifrat. Në vijim Davide Frattesi dhe Kayode vulosën pjesën e parë, ndërsa me të nisur e dyta Yilmaz shkurtoi diferencat. Gjithsesi shpresat e Turqisë do të veniteshin shpejt, pasi në minutën e 50 Pio Esposito shënoi golin e katërt për Italinë. Gol që do të vuloste edhe shifrat përfundimtare të sfidës.

Në duelin tjetër të këtij grupi Franca fitoi me rezultatin 0-1 kundër Belgjikës. Golin që vulosi duelin e realizoi Olise në minutën e 88-të. Me këtë fitore Franca udhëheq grupin me 6 pikë, ndërsa Belgjika renditet e dyta me 3 pikë, po aq sa Italia, por ‘axurrët’ renditen të tretët për shkak të golavarazhit.