Ballina Aktualitet Nga SHISH tek aferat e Ballukut/ Aktivistja: Jemi për kontratë të re...

Nga SHISH tek aferat e Ballukut/ Aktivistja: Jemi për kontratë të re sociale! Rama të dorëhiqet dhe…

30
0

Mbahet sot protesta e 121 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Aktivistj Sidorela Vatnikaj gjatë fjalës së saj theksoi se përgjegjësi kryesor i skandaleve në vend është vetëm kryeministri Edi Rama dhe se sipas saj për të gjitha arsyet duhet të japë dorëheqjen. Ndërsa shtoi se protesta vazhdon për një kontratë të re sociale.

“Sot kur vendi zien nga skandali ku drejtuesja e SHISH është kapur duke i dërguar informacione njeriut që komandon banda dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Presidenti njeriu që ka qëndruar në heshtje në gjithë këto ditë protestë, ka mbledhur këshillin e Sigurisë dhe u përpoq ta transformonte në ngjarje personale. Por krimi i organizuar ka pasur të gjithë fuqinë vendimmarrëse, ndaj sot jo vetëm Presidenti po asnjë tjetër, nuk mund të na e sheshin këtë skandal si përgjegjësi personale.

Sepse ne e dimë që përgjegjësia personale e Saimir Tahirit nuk është vetëm përgjegjësi e tij, ai e kanabizoi vendin me urdhër të Ramës. Ne e dimë që përgjegjësia personale e Veliajt nuk është vetëm e tij…Lista do ishte e gjatë nëse do flisnim për të gjithë ata zyrtarë të PS, tani kemi dhe aferën e Ballukun lista do të ishte shumë e gjatë, por përgjegjësi kryesor ne e dimë që është Edi Rama. Qeveria është mbajtur në pushtet nga votat e krimit të organizuar.

Sot nuk kërkojmë vetëm dorëheqjen por hetimin e Edi Ramës dhe shkojë në Prokurori, për korrupsionin e Ahmetajt, e Ballukut për korrupsionin që ka bërë vetë në gjithë këto vite që e ka ndarë Shqipërinë si plaçkë. Thirrja është arrestimi i Ramës për të gjitha të këqijat që i ka bërë shoqëri”, tha ajo.