Nga Irena Beqiraj
Shqipëria është një vend që vuan nga një sëmundje e dyfishtë: kleptokracia, ose sundimi nga hajdutët që maskohet si demokraci, dhe , kakistokracia sundimi nga të paditurit që çmonton institucionet e shtetit.
Që korrupsioni të evolojë nga një dështim moral personal individal në një kulturë qeverisëse, apo ideologji politike, ku një histori korrupsioni personal nuk është më një pengesë për poste të larta por praktikisht një kërkesë, duhet që injoranca të institucionalizohet.
Në një sistem të tillë emri i hajdutit apo i korruptuarit të radhës ka pak rëndësi, pozicioni apo afërsia e tij me liderin po ashtu, pasi vendi qeveriset nga një sekt i kalbur nga lart poshtë, ku besnikëria bëhet më e vlefshme se kompetenca, ankesa më e vlefshme se njohuria dhe bindja më e vlefshme se gjykimi i pavarur.
Në politikëbërje ka një rregull treshi : njohuria çon në kofidencë , injoranca prodhon vetëm arrogancë e cila ngatërrohet po nga padituria me kofidencën .
Ndaj sa herë Sara del në ekran, mendoj për damkën famëkeqe që historia do të vendosë mbi emrin e Edi Ramës.







