Ballina Kronika Aksident i rëndë në hyrje të Korçës! Humb jetën 60-vjeçari, plagoset punonjësi...

Aksident i rëndë në hyrje të Korçës! Humb jetën 60-vjeçari, plagoset punonjësi i policisë

53
0

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Çiflig, në hyrje të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, një punonjës i policisë rrugore, i cili sapo kishte lënë shërbimin, ka përplasur me automjetin e tij një motomjet. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motorit, një shtetas rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

I plagosur ka mbetur edhe punonjësi i policisë, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, ku ndodhet në repartin e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.