Ballina Sport Bellingham pas ndeshjes me Kroacinë, befason

Bellingham pas ndeshjes me Kroacinë, befason

108
0

Kombëtarja e Anglisë e mposhti Kroacinë me rezultatin 0:7 në Rujevicën e Rijekës, në xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

Harry Kane dhe Bukayo Saka shënuan nga dy gola, ndërsa nga një gol shënuan Anthony Gordon, Jude Bellingham dhe Morgan Rogers.

Jude Bellingham zhvilloi një ndeshje jashtëzakonisht të mirë për Anglinë, një nga më të mirat në karrierën e tij. Mesfushori ofensiv i Real Madridit mori notën 10 nga Sofascore, njësoj si bashkëlojtari i tij, sulmuesi Harry Kane.

Bellingham shënoi një gol, ndërsa asistoi për plot tre gola.

Pas ndeshjes, ai publikoi në rrjetet sociale një fotografi të tij nga ndeshja, të shoqëruar vetëm me një fjalë: “nemilosrdan”.
“Nemilosrdan” në shqip do të thotë “i pamëshirshëm”.