Ballina Kronika Operacion policor/ I dënuar në Itali me 21 vite e 9 muaj...

Operacion policor/ I dënuar në Itali me 21 vite e 9 muaj e 20 ditë burg, arrestohet në Tiranë 40-vjeçari i shumëkërkuari

53
0

40-vjeçari Ornado Çeta alias Ceta ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Gjykata e Apelit e Triestes e ka dënuar 40-vjeçarin me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”.

Nga dënimi i dhënë, atij i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim. Ndërkohë Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “FAST”. Kapet në Tiranë një person i kërkuar nga Italia, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 21 vjet e 9 muaj e 20 ditë burgim për disa vepra të rënda penale.

Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”, lokalizuan në zonën e Saukut, Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi, shtetasin Ornado Çeta alias Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”. Nga dënimi i dhënë, i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.