Agjencia e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe Shqipërinë. Në shkrimin me titull “’Askush nuk na dëgjoi’ – pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën”, Reuters thotë se protestat kanë përfshirë Francën, Italinë, Belgjikën dhe Shqipërinë.
“Demonstratat janë të nxitura nga ankesat që përfshijnë koston e jetesës, gjendjen e dobët të shkollave dhe korrupsionin e perceptuar”, shkruan Reuters, duke theksuar se “në Serbi, demonstratat e udhëhequra nga studentët ndihmuan në rrëzimin e udhëheqësit të hershëm të vendit, ndërsa demonstrata të mëtejshme janë planifikuar në Gjermani këtë fundjavë”.
Duke u ndalur tek ajo se çfarë po ndodh në vendin t onë, agjencia shkruan se “trazirat kanë goditur edhe Shqipërinë, ku demonstratat e udhëhequra nga studentët kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të nxitura nga zemërimi për korrupsionin e perceptuar, mungesën e vendeve të punës dhe standardet e dobëta të arsimit, përfshinë Tiranën dhe u përhapën në qytete të tjera”.
“Kryeministri ynë kaloi 130 ditë duke mos na dëgjuar”, tha Xyke Kurti, një studente 19-vjeçare e arkitekturës.
“Nëse pyet një student në Shqipëri, ‘ku e sheh të ardhmen tënde?’ të gjithë thonë ‘jashtë këtij vendi’,” tha ajo, duke argumentuar se në shtëpi, edhe nëse ke talent, dikush me “lidhje gjithmonë do të të mundë”, shkruan Reuters.







