Nga Lutfi Bilalli
Edvin Kristaq Rama Kryeministri i Shqipërisë (13 vite e 5-së muaj). Karrier pushteti në total 28 vite!!
▪️Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë që nga viti 2005
▪️Kryeministri i Shqipërisë që prej vitit 2013.
🔳Para zgjedhjes së tij si kryeministër, Rama mbajti një numër postesh qeveritare:
▪️Ai nga viti 1998 deri në vitin 2000 ka shërbyer si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
▪️Kryebashkiak i Tiranës, tre mandate nga viti 2000 deri në vitin 2011.
-12-të argumentet pse Rama duhet të largohet nga pushteti ( të dorëheqet) :
▪️Ai (Rama) , ka rrezikuar -në nivel të tradhtisë kombëtare-interesin nacional dhe shtetror për një palë të huajë duke iu ofruar bregdet dhe toke ( në jug të Shqiperisë; Sazanin, Zvernecin etj). Poashtu projekti i sponzorizuar nga vetë ai, për “Shtetin Bektashi” është rrezik për fragmentim kulturor dhe fetar brenda shqiptarë.
▪️Përqendrimi i pushtetit: kapjen e institucioneve të pavarura, dobësimin e kontrolleve dhe balancave, dhe personalizimin e skenës politike.
Pushtetet autoritare me jetëgjatësi e dërmojn dhe sjellin buzë falimentimit opozitën !
▪️Sjellja e tij brutale me policinë e tij ndaj protestave të studentëve dhe rinisë (sidomos asaj minore 13-16 vjeçare), ngre akuza faktike për përgjegjësi penale.
▪️Korrupsioni gallopant dhe skandalet qeveritare: Raste të ndryshme korrupsioni, kontratat PPP (Partneritet Publik-Privat) dhe aferat e shumta multimilonëshe janë arsye primare për keqmenaxhim ekonomik.
▪️Emigrimi masiv i popullsisë: Ai (Rama) vazhdueshme është kritikuar lidhet me largimin e të rinjve dhe forcës punëtore nga vendi, e cila vjen si pasojë e mungesës së perspektivës dhe kushteve ekonomike.
▪️Kriminaliteti dhe siguria: Ai akuzohet dhe targetohet si menagjues dhe mbrojtës grupeve kriminale në ekonomi dhe procese elektorale.
▪️Liria e medias dhe hapësira publike: Organizatat vendase dhe ndërkombëtare ngrenë shpesh shqetësime për presionin ndaj gazetarëve dhe kufizimin e zërave kritikë.
▪️Kohëzgjatja e madhe në pushtet: Me katër mandate qeverisëse. Keqperdorimi dhe konsumimi politik dhe qëndrimi i gjatë në post cenon rotacionin demokratik.
▪️Varfëria dhe pabarazia ekonomike: Politikat qeveritare dhe vet politikat ekonomike të Rames kanë favorizuar një grup oligarkësh në dëm të shtresave të mesme dhe të varfra.
▪️Dëmtimi i pushtetit lokal: Duke arritur të forcoi centralizimin e pushtetit dhe kontrollin e plotë mbi bashkitë e vendit, ai ka minuar autonominë lokale.
▪️Sistemi shëndetësor dhe arsimor: Sektorët publikë si shëndetësia dhe arsimi janë cenuarr ekstremisht për mungesë investimesh e standardesh cilësore.
▪️Mungesa e llogaridhënies publike: Ai akuzohet nga oponentet dhe shoqëria civile për mungesë transparence dhe injorim të protestave qytetare







