Ballina Kosovë A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra?...

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

66
0

Presidenca e Kosovës ka mohuar pretendimet se fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë janë larguar nga hapësirat e institucionit.

Në një sqarim për media, Presidenca ka bërë të ditur se të dyja vazhdojnë të jenë në vendet e tyre.

“Asgjë nuk është larguar nga zyra e Presidencës. Të gjitha janë aty”, thuhet në reagim.

Sqarimi vjen pas kritikave të përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët kanë kundërshtuar largimin e pretenduar të fotografisë së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, më herët i kishte bërë thirrje presidentes që ta rishqyrtonte vendimin dhe t’i kthente këto simbole në vendin e tyre.

Ai kishte theksuar rëndësinë historike dhe shtetërore të ish-presidentit Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë.

Megjithatë, Presidenca këmbëngul se asnjëri prej këtyre elementeve nuk është larguar nga institucioni.