Ballina Politika Belinda Balluku kap portin e Durrësit, emëron drejtor sekserin dhe kushëririn e...

Belinda Balluku kap portin e Durrësit, emëron drejtor sekserin dhe kushëririn e Pirro Vengut, Lubia shtrin tentakulat në të gjitha strukturat e shtetit

324
0

Një rokadë e re ka ndodhur në drejtimin e Autoritetit Portual të Durrësit. Liburn Aliu, i cili u emërua rreth një vit më parë në këtë detyrë nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm. Në vend të tij, me propozim dhe miratim nga dikasteri i linjës së Belinda Ballukut, në krye të këtij institucioni strategjik është komanduar Andrea Shllaku si konfirmim i vijueshmërisë së kontrollit të saj mbi infrastrukturën portuale dhe detare.  Andrea Shllaku ka një përvojë të gjatë brenda Autoritetit Portual të Durrësit, ku ka shërbyer si Shef Kabineti dhe Drejtor Operacional, si dhe ka pasur bashkëpunim të ngushtë me rrethin e Ballukut. Gjithashtu raportohet se Shllaku është kushëriri i afërt i ish-ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu. Gjatë kohës kur Vengu drejtonte Portin e Durrësit nën ombrellën e ministrisë së Ballukut, Shllaku ishte krahu i tij i djathtë, ndërsa më pas e ndoqi edhe te Ministria e Mbrojtjes si zëvendësministër. Vendosja e Andrea Shllakut në krye të këtij institucioni tregon se pavarësisht lëvizjeve të titullarëve apo debateve politike, lidhjet e besuara të Belinda Ballukut dhe rrethit të saj mbeten me peshë përcaktuese në menaxhimin e strukturave më kryesore të shtetit.