Juristja Brunilda Lika, e ftuar në një studio televizive komentoi protestën e madhe kombëtare, e cila do të mbahet më 28 Nëntor në Tiranë. Lika u shpreh se diaspora është zemra e Shqipërisë. Ajo shton se shqiptarët jashtë vendit vetëm kanë dhënë e nuk kanë marrë asnjë qindarkë.
Nenet e qeverisë janë të paligjshme. Unë jam shpresëplotë se gjobat do të bien në Gjykatën Kushtetuese. Paketa ligjore do i nënshtrohet kontrollit kushtetues, për ta vlerësuar Gjykata Kushtetuese për ta vlerësuar nëse është e ligjshme. Unë kam bindjen se paketa është e paligjshme. Unë e ndjej veten pjesë të diasporës.
Diaspora është ajo që e ka bërë këtë vend, është ajo që ka mbajtur gjallë ekonominë e këtij vendi, është ajo që ka mbajtur familjarët që kanë mbetur në pamundësi në Shqipëri. Diaspora është zemra e Shqipërisë dhe mund të sjellë ndryshimin. Jo se shqiptarët në Shqipëri nuk e bëjnë dot ndryshimin, por mundësia është disi më e vogël, për shkak se ata që jetojnë në vend, janë të detyruar të mbijetojnë. Kjo, sepse shqiptarët në Shqipëri duhet të sigurojnë edhe të ardhurat, edhe studentët duhet edhe të punojnë.
Diaspora vetëm ka dhënë e nuk ka marrë asnjë qindarkë nga ky vend. Unë besoj dhe në tjetër masë që mund të ndërmerret, që mandati i kryeministrit duhet të jetë i limituar, të mos jetë më tepër se dy mandate.







