Ballina Aktualitet Vranësira dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

88
0

Sot e diel, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës (orët e para të ditës deri në mesditës) dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohet të bëhen prezente pas orëve të mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në

pjesën tjetër të territorit. Në orët e pasdites dhe orët e mbrëmjes në zonën e veri – veriperëndim – perëndim e jugperëndim reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar hera – herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje shiu të rrëmbyeshme për një perudhë të shkurtër kohore.