Nga Skënder Sadri Kapiti
Vërtetimin se sëmundjet politike dhe sociale te shqiptarët janë: egoizmi, urrejtja, servilizmi, fanatizmi dhe materializmi, këtë e vetetojnë mënyra se si funksionojnë partitë politike shqiptare dhe shoqatat e ndryshme si në Shqipëri ,Kosovë, Maqedoni dhe kudo. Të gjitha partitë politike dhe shoqatat shqiptare e kanë lidhur fatin, ekzistencën dhe funksionimin e tyre me kryetarët e partive politike. Mendimi dhe Kritika ndryshe kudo përjashtohen, përsekutohen dhe izolohen nga presioni e servilizmat, nga sahanlëpiresit, fanatikët, injorantët dhe mercenarët e pushtetit dhe të parasë.
Kështu funksionojnë edhe PD e Berishës, PS e Ramës dhe e të gjitha partitë politike në Shqipëri , dhe të atyre të Kosovës si e Thacit, Ramushit, Albin Kurtit dhe e të gjitha të tjerave në Kosovë. Mund të marrim si shëmbvull tipik Partinë Demokratike të Shqipërisë , e cila pavarësish se gjatë këtij tranzicioni është humbësja më e madhe , fanatizmi dhe verbëria e sëmurë nuk e lejon atë që të shkëputet nga berishizmi dhe nga elita dështake e saj.
Nuk ka shans që në atë Parti të bëjë karrierë politike poqese nuk je berishist dhe besnik i tij, madje në atë Parti nuk ka shans karriere edhe nëse je professor, patriot, dijetar dhe akademik shqiptar më i mirë në botë. Te Partia Socialiste ,edhe atje për gjithcka vendos e vulos apriori Edi Rama,dhe turma fanatike e besnike e tij bëjnë ligjin në Parti, pushtet dhe në qeverisje edhe poqese deputetët e pushtetarët e PS-së mund të jenë mbushur e zhytur në rekorde krimi, trafikimi droge e korrupsioni.Po kështu duket se funksionon edhe “Vetëvendosja” e Albin Kurtit si pronë e tij, të cilit i pëlqen vetëm vetëvetja dhe egoja e tij e sëmurë nga egoizmi dhe deliri i madhështisë, sikur ai është gjithkushi dhe shpëtimtari.Ai dhe kokëfortësia e tij kërkon që gjithcka t‘ia atribuojë vetëm vetes së tij, sikur koha fillon me të dhe me pushtetin e tij.
Kështu sillen e veprojnë edhe moria servile, manipulatore dhe mercenare e mediave në Shqipëri e Kosovë ku përjashtim bën vetëm gazeta më madhe shqiptare “BOTA SOT” si medie patriotike, e lirë, e pavarur dhe jo mercenare e pushtetit dhe as e mafio-oligarkisë.Në Shqipëri është e tillë gazeta “bulevard”.
Pothuajse të gjitha të tjerat gazeta e televizoni shtetërore dhe ato që e mbajnë veten të pavarura, kombetare e publike janë dhe i shërbejnë politikes dhe mercenarizmit të patrionatit të shitur e të interesave të pronarit e të parasë.Duke qenë mediat shqiptare në tërësinë e tyre të njëanshme, skajshmërisht politike, mercenare dhe servile të parasë e pushtetit, prandaj si në Kosovë dhe në Shqipëri duke qenë të tilla të kapura e të varura nga korrupsioni, mediat dhe televizionet që keqinformojnë dhe manipulojnë publikun, dhe prandaj demokracia shqiptare nuk ka as demokracitet, as vërtetësi, dhe as liri e as drejtësi