Ballina Sport Marrin fund spekulimet, FSHF zbulon si do të quhet “Arena Kombëtare” për...

Marrin fund spekulimet, FSHF zbulon si do të quhet “Arena Kombëtare” për 5 vitet e ardhshme

23
0

Stadiumi kryesor i Tiranës do të mbajë sërish emrin “Air Albania Stadium” për pesë vitet e ardhshme. Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania ajrore kombëtare “Air Albania” kanë firmosur një marrëveshje të re për të drejtat e emërtimit të impiantit, duke rikthyer kështu zyrtarisht emrin që stadiumi ka mbajtur që prej rindërtimit në vitin 2019.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe Administratori i “Air Albania”, Sinan Isik, ritheksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për sportin shqiptar dhe imazhin ndërkombëtar të vendit.

Duka deklaroi se kjo marrëveshje përfaqëson një model modern bashkëpunimi mes sportit dhe biznesit, ku emri i stadiumit është më shumë se një markë tregtare, por pjesë e identitetit dhe krenarisë kombëtare. Ai vlerësoi vazhdimësinë e partneritetit dhe kontributin e kompanisë në promovimin e vlerave shqiptare.

Nga ana e tij, administratori i “Air Albania”, Sinan Isik, e konsideroi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm për të garantuar stabilitet dhe prestigj për stadiumin më të madh në vend. Ai theksoi përkushtimin e kompanisë për të qenë më shumë sesa një operator ajror – një pjesë aktive e jetës sportive dhe kulturore të Shqipërisë.

Ky rinovim vjen si konfirmim i suksesit të një bashkëpunimi që nisi me guxim dhe vizion të ri për futbollin dhe marketingun sportiv në vend.