Ballina Bota U përplas me Trump, Musk krijon partinë e re në SHBA, ja...

U përplas me Trump, Musk krijon partinë e re në SHBA, ja si do të quhet ajo

14
0

Pas përçarjes me Donald Trump, Elon Musk është gati të themelojë partinë e tij: “Partia e Amerikës”. Drejtori ekzekutiv i Teslës e njoftoi këtë në “X” pasi fshiu postimin në të cilin akuzonte presidentin amerikan se ishte i lidhur me çështjen Epstein.

Të premten, kreu i Shtëpisë së Bardhë, në një intervistë me Abc neës, kishte deklaruar: “Ai dëshiron të flasë me mua, por unë nuk jam i interesuar . Ai është plotësisht i çmendur”.

Sipas NYT, Trump tha se sjellja “e çmendur” e Musk ishte për shkak të drogës. Përplasja u shkaktua nga kritikat e ashpra të shefit të Teslës për shpenzimet dhe shkurtimet e faturave të manjatit.

Miliarderi Elon Musk ka sugjeruar publikisht krijimin e një force të re politike në Shtetet e Bashkuara, e cila do të quhej “Partia e Amerikës”, pas përplasjes së tij me Presidentin Donald Trump, me të cilin ishte bashkëpunëtor i ngushtë deri një javë më parë.

Ideja u lançua të enjten, më 5 qershor, në X, platformën e mediave sociale në pronësi të vetë Musk, ku miliarderi i Afrikës së Jugut publikoi një anketë midis 220 milionë ndjekësve të tij duke pyetur nëse ishte “koha për të krijuar një parti të re politike në Shtetet e Bashkuara që përfaqëson vërtet 80 përqind të popullsisë së moderuar”.

Mbrëmjen e djeshme, më 6 qershor, Musk vuri në dukje se 80 përqind e votuesve kishin shprehur një mendim pozitiv, duke komentuar: “Është fati”. Më vonë ai miratoi sugjerimin e një përdoruesi që lëvizja e re të quhet “Partia e Amerikës”, një emër i ngjashëm me atë të America Pac, komitetit të veprimit politik që Musk themeloi vitin e kaluar që ka siguruar 239 milionë dollarë për Trump dhe kandidatë të tjerë republikanë në zgjedhjet e vitit 2024.