Ballina Lifestyle Aktori shqiptar: Motra ime vdiq 6 muajshe sepse i morën gjak për...

Aktori shqiptar: Motra ime vdiq 6 muajshe sepse i morën gjak për t’i rigjeneruar gjakun Enver Hoxhës

6
0

Aktori i njohur Laert Vasili ka qenë i ftuar në emisionin “Se luan Topi”, ku edhe ngjarje që nuk i ka përmendur kurrë më parë.

Ai ka treguar lidhur me ndarjen nga jeta të motrës së tij shumë vite më parë, teksa hedh akuza shumë të rënda.

“Merrej gjaku nga foshnjët dhe i rigjenerohej gjaku diktatorit, kështu humbi jetën ime motër 6 muajshe.

Kur i çoje fëmijët për analiza u merrnin më shumë gjak dhe nuk kuptoje, ndaj dhe nëna shkoi në Delvinë dhe më lindi atje, sepse atje ishte e sigurtë.

Nuk flet njeri për këtë. Për sa janë nën dhe te Mali me Gropa…. nuk flet akoma njeri për dosjet, e kupton çfarë hipokrizie”- u shpreh Laerti.