Ballina Kulturë Blerina Pëllumbi (Demo) gruaja e parë shqiptare në skenat e Hollywood-it me...

Blerina Pëllumbi (Demo) gruaja e parë shqiptare në skenat e Hollywood-it me një libër

16
0

Blerina Pëllumbi (Demo) ka fituar çmimin si “Finalist Autor i vitit 2025”, në konkursin më të madh botëror të librit që u zhvillua nga “IMPAKT BOOK AWARDS” në USA me librin e saj të parë të krijmtarisë së saj.

Ky libër titullohet “Lotët e një gruaje” dhe në gjuhën anglisht “Tears of a Woman”.

Ky çmim do t’i dorëzohet autores në 4 Tetor 2025, në një super mbrëmje gala e cila do të mbahet në Hollywood nga drejtuesja e “Impakt Book Awards” zonja NIM STANT.

Shtetet e mbarë botës financojnë për të pasur atje një personalitet që do t’u valvisi flamurin e tyre kombëtar, ndërsa Blerina Pëllumbi (Demo) do të shkojë atje vetëm me ëndrrat e saj, duke mbajtur fort flamurin kombëtar shqiptar dhe

pa asnjë lloj mbështetje financiare nga organizatat që marin financime projektesh pa fund!

Blerina ka filluar të shkruaj në vitin 2018.Libri i saj i parë titullohet “Lotët e një gruaje”, një roman i bazuar në historinë e vërtetë të një gruaje shqiptare.

Një Roman i mbushur plot me dhimbje e lot, por që kur fillon e lexon nuk mundesh të largohesh pa e mbaruar librin.

Kjo e fundit është shprehur edhe nga qindra lexues në SHBA, ku libri ka marë vlerësim “On Top me 5 yje” në Amazon . Dhe kur të vlerësojnë lexuesit amerikanë dhe të votojnë , kjo nuk ka nevojë më për koment!

Kjo vepër gjeti një audiencë të gjerë dhe është përkthyer në dy gjuhë, frëngjisht dhe anglisht duke hyrë në konkursin e letërsisë botërore përmes platformës së fuqishme Amazon.com.

Kjo arritje e autores bën krenar çdo shqiptar, sepse Blerina Pëllumbi (Demo) tashmë do jetë gruaja e parë shqiptare që hyn në historinë hollywood-jane me një libër.

Jemi mësuar me mjaft botime plagjatura apo të paguara në stendat dhe studiot televizive ku prezantohen artificialisht mjaft pseudo autore manekina, “por jo, Blerina si njeh ato merita”!

Librat e saj nuk janë promovuar asnjëherë.

Ajo ka preferuar të punojë në heshtje, e vetme, dhe kur i ka botuar librat në ato pak kopje ato më shumë i ka dhuruar tek ata të cilët e duan dhe adhurojnë librin.

Jeta e autores ka qënë dhe është një rrugëtim më shumë se sa i vështirë.

Ajo është një grua e fortë që është bërë nënë edhe baba për dy fëmijët e saj.

Ajo nuk ju nënshtrua mbështetjes nga biznesi dhe as nga politika për karrierën e saj, ajo besoj vetëm tek vetvetja!

Përveç librit “Lotët e një gruaje”, përkthyer në anglisht, frëngjisht dhe shqip ajo botoi edhe pesë libra të tjerë që shfaqin zhanre dhe tema të ndryshme:
– “Kristale të thyera” një përmbledhje me poezi që përshkruan në mënyrë të përsosur qëndrueshmërinë dhe ndjeshmërinë njerëzore.

– “Përdhunimi i shpirtit” një roman tronditës i bazuar në histori të vërteta, që trajton plagët e thella të shpirtit.

– “Njerëz që ngjasojnë me diellin” një tjetër roman që sjell histori të vërteta dhe frymëzime jetësore.
– “Psikologji dhe ndjenjë” një përmbledhje prozash që ndërthur elementet e psikologjisë me emocionet njerëzore.

– “Sa peshon një zemër”, një novelë, një histori e vërtetë e ndodhur në të vërtetë.

Krijimtaria e Blerina Pëllumbit dallohet për ndjeshmërinë dhe aftësinë e saj për të prekur thellë zemrat e lexuesve.

Ajo shkruan në një stil të veçantë dhe të qartë, duke sjellë histori të jetës reale që rezonojnë me përvojat e shumë njerëzve.

Si një shkrimtare në zhvillim, Blerina është një shembull frymëzues për ato femra që duan të ecin me këmbët e tyre me moral dhe me dinjitet të lartë në realizimin e projekteve profesionale!

Pasi ajo ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare duke mbajtur gjallë frymën dhe kulturën shqiptare në veprat e saj, “Amerikan Dreams”, tashmë i përket asaj.

Me përkushtimin dhe talentin e saj, Blerina vazhdon të kontribuojë në pasurimin e letërsisë shqipe dhe përpiqet të bëjë emër të veçantë në skenën letrare.

Blerina çdo ditë jeton si një grua e thjeshtë me shumë punë të vështira nëpër rrugët e emigracionit në France!

Pasi ka rritur e shkolluar e vetme dy fëmijët e saj, ajo i ka bërë më shumë sesa krenare, pikërisht ata, të cilët krenohen për sakrificat e nënës së tyre si në shqipëri, por dhe në rrugët e vështira të emigracionit në disa shtete si Greqia, Italia dhe së fundmi prej 4 vitesh ajo jeton e punon në France.

Arritjet e saj në tregun e tejngopur me botime pa fund, nuk ja zbehën shikimin dhe as e ulen moralisht, por ajo vazhdoi të shkruajë e lodhur mbrëmjeve duke besuar se e nesërmja do të jetë ndryshe!

Yjet dhe hëna ishin dëshmimtarët e parë të punës së saj krijuese.

Ajo me një vizion të qartë tashmë shikon larg me dritën e diellit edhe më qartë në projektet e radhës.

“Dhe e vetme trime në luftë”, ajo thotë se; Beteja vetëm sapo ka filluar!

Hollywood-i do të jetë një fillim i misionit tim dhe ëndrrës më të madhe që unë kam: “Bamirësia” dhe kjo është një përgjegjësi, jo më vetëm për mua, por për femrën shqiptare anembanë botës!