Ballina Aktualitet Sulmet online tentojnë të kufizojnë prezencën e VNA në rrjetet sociale

Sulmet online tentojnë të kufizojnë prezencën e VNA në rrjetet sociale

0
7

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurtë raportoi mbi përpjekjet për censurimin e një blogu mediatik në rrjetet sociale, i cili poston përmbajtje satirike dhe kritike ndaj politikbërjes në Shqipëri.

“Facebook kufizoi menaxhimin e faqes së VNA, një blog i pavarur shqiptar i njohur për raportimet kritike mbi zhvillimet politike,” shkruhet në njoftimin e Rrjetit për Gazetarët e Sigurtë.

Verified News Agency, VNA, është një blog mediatik relativisht i ri, i themeluar nga Genc Sejko.

“Raportimet e militantëve të partive politike sigurisht që janë të pakënaqur dhe, siç partia i ka mësuar, bëjnë raportime masive duke menduar se në këtë mënyrë e vërteta do marrë formën që duan kryetarët e tyre”, shkroi Sejko në faqen e tij në Facebook.

“Ky kufizim vjen pas një incidenti të mëparshëm tre muaj më parë, kur llogaria e Instagram-it e VNA-së u bllokua për shkak të kërkesave për shkelje të të drejtave të autorit nga një kompani private mediatike, lidhur me disa video lajmesh të përdorura gjatë periudhës së fushatës zgjedhore”, shkruan Rrjeti për Gazetarë të Sigurtë në Shqipëri.

Ata shtojnë se këto raportime janë një përpjekje censurimi ndaj zërave kritikë ndaj politikës.

“Kufizimi i fundit nga Facebook ndikon ndjeshëm në aftësinë e VNA-së për të shpërndarë gazetari të pavarur dhe komente kritike, duke kufizuar potencialisht aksesin e publikut në perspektiva të ndryshme mbi çështjet politike dhe sociale në Shqipëri”, përfundon deklarata e Rrjetit për Gazetarë të Sigurtë.