Disa javë më parë në media u denoncua me pamje se si Porto Palermos i kishte dalë pronari, pasi pushuesve u ishte bllokuar rruga me një portë të hekurt që i ndalonte të hynin brenda.
Duket se tashmë është zbuluar se kush është “truri” i gjithë këtij organizmi. Sipas raportimeve të fundit në media, bëhet fjalë për Vojo Peçin, ish shefin e Komisariatit të Kuçovës dhe vëllai i famozit Tërmet Peçi, ish-kryebashkiak i Tepelenës dhe prej shtatorit që po vjen deputet i PS-së në Kuvend.
“Vojo Peçi e ka ndërtuar. Po ta shikosh me vemendje kane vendossur dhe disa cadra dhe shezlong. Eshte gjiri i Porto Palermos dhe ai vend atje ka qene plazh i virgjër. Është i njëjti rast që keni denoncuar disa kohë më parë. Vojo është vëllai i Tërmetit, ” shkruan denoncuesi.
“Doja ti sillja ne vemendje kryeministrit katastrofen qe ndodh ne nje zone te mbrojtur dhe ushtarake. Ne zonen e Porto Palermos perkatesisht ne daljen e tuneleve te bazes ushtarake eshte ndertuar nje lokal, ku me pare kishin bllokuar dhe rrugen me porte hekuri qe ju e keni hedhur si denoncim. Si ka mundesi gjithe ky tolerim per keta horra. Vojo Peci e ka ndërtuar. Po ta shikosh me vemendje kane vendossur dhe disa cadra dhe shezlong. Eshte gjiri i Porto Palermos dhe ai vend atje ka qene plazh i virgjër. Eshte i njejti rast me mbylljen e portave qe keni denoncuar. Vojo eshte vellai i Termetit,” – shkruan denoncuesi./ joq/