Ballina Opinion Asgjë e re nga SPAK

Asgjë e re nga SPAK

37
0

Nga Ylli Manjani

Lëshohen urdhër arreste për x persona.  Gjysmat e të arrestuarve janë nën arrest, pra në paraburgim për çështje të tjera.
Kapen 3, dhe ikin në drejtim të paditur pjesa tjetër.
Arsyeja e arrestimit:
kanë shitur drogë në perëndim.
Po droga ku është?
Në perëndim pra. E pinë perëndimorët dmth.
Po prova?!
Aty i ke. Te llafet e sky ecc, apo përgjimet…
Vetëm kaq? Po këto janë fjalë jo prova…
Po mirë, po shkojmë në perëndim të japim llogari atje, se ligjet janë më të buta..
Ehaaaa, doli lajmi tani. Mbaroi kjo punë. Tani kismet se do bëjm nja 10 ditë me pushime.
Pastaj vijojnë arrestimet e reja, njësoj… e njëjta llogjikë.
Arresto njerëz për drogë dhe asnjë gram drogë e kapur.
Sa për statistikë, deri më sot policia e Durrësit është më e suksesshmja. Ajo kapi 600 kg drogë para disa vitesh.
Spak ka kapur vetëm llafe dhe arreston njerëz me llafe.  Pra reforma arreston llafet, policia (ajo e korruptuara) kap drogë….
****
Kjo është situata e arrestimeve të verës dhe e çdo stine xhanëm..
Situatë e njohur. U bë bozë tashmë. Arrestohen njerëz vetëm për lajme, pa asnjë provë të kapur.
Përtej rasteve konkrete, pyetja që mbetet është:
A mund të ketë ndjekje penale, për pasojë edhe masa sigurie, pa  një provë konkrete që është  pasojë kriminale?
Më konkretisht akoma, a mund të kemi vrasje pa të vrarë;
tregëti droge pa drogë; armëmbajtje pa leje pa armë; shpërdorim detyre pa detyrë, apo pa dëm;
korrupsion pa para;
ndikim të paligjshëm për pasoja të ligjshme?
A mund të kemi krim në mendjet e njerëzve apo tek sjelljet e tyre?!
Po përgatitjen për vepër penale do ta quajmë krim?!
Këto pyetje nuk janë më për SPAK-un as për GJKKO, se këta as nuk e dinë që duhet të ekzistojë një dhomë provash (që çdo gjykatë e komunizmit e ka patur).  Ata e dinë se janë aty vetëm për të mbushur lajmet me statistika arrestimesh…
Këto pyetje janë për projektkodin e ri penal që ska bërë asgjë për të vendosur në themel të ndjekjes penale provën, pasojën kriminale. Madje ka shtuar vepra penale që s’kërkojnë pasojë.
Në këndvshtrimin tim ky është alarm!
Nuk mund të bëjmë kompromise kaq të rënda me veten, dreqi e mori!  Se mund të zgjedhësh edhe të ndjekësh modelin e Arben Rakipit fjala vjen, por prap mund të merresh në përgjegjësi penale për ndikim të paligjshëm…
Parimi është:
Nuk ka drejtësi penale pa habeas corpus.