Ballina Sport Cristiano Ronaldo shtyn me forcë fansin armen që i kërkoi foto, vërshojnë...

Cristiano Ronaldo shtyn me forcë fansin armen që i kërkoi foto, vërshojnë kritikat

0
21

Në Yerevan, Portugalia do fillojë sot në orën 18:00 fushatën kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Armenisë. ‘Luzitanët’ mbërritën një ditë më herët për këtë sfidë, ndërsa figura qëndrore vijon të mbetet Cristiano Ronaldo.

Ylli i sulmit ka marrë shumë kritika pasi në hollin e hotelit ku Portugalia qëndron, ka shtyrë me forcë një fans që i shpëtoi sigurimit dhe i kërkoi një foto. Në pamje duket qartë veprimi i Ronaldos, me kritikat që kanë vërshuar për të.

Qëndrimi i një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror në Armeni nuk ka kaluar pa incidente, me Ronaldon që duket i përqendruar te fusha e lojës.