Millie Mackintosh ka qenë gjithmonë e hapur për betejat e saj me ankthin.
Së fundmi, ajo është përgëzuar nga ndjekësit për një postim të ndjerë në Instagram, ku shfaqet me fytyrën e saj natyrale – pa grim dhe pa asnjë filtër, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”
Ish-ylli i “Made In Chelsea”, tashmë 36 vjeçe, publikoi një video të ndarë në dy pjesë: në të parën, ajo shihet me një filtër që e zbukuron fytyrën, i shoqëruar me shkrimin “Je kaq e bukur”.
Më pas, videoja kalon në pamje të fytyrës së saj reale – fillimisht “pa filtër”, e më pas “pa grim” – ku Millie tregon veten ashtu siç është, nga disa kënde të ndryshme.
Postimin ajo e shoqëroi me një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: “Mos harro që je e bukur.”
Ndjekësit e saj e vlerësuan menjëherë për sinqeritetin dhe guximin, duke e mbushur komentin me mesazhe mbështetjeje dhe falënderimi.







