Ballina Sport Skuadrat që mund të shpallen kampione në ligat respektive këtë fundjavë

Skuadrat që mund të shpallen kampione në ligat respektive këtë fundjavë

53
0

Fundi i sezonit në futbollin europian po afrohet dhe disa liga mund të shpallin kampionët që këtë fundjavë, me skenarë mjaft interesantë.

Në La Liga, Barcelona ka mundësinë të fitojë titullin e 29-të.

E udhëhequr nga Pedri, ndërsa Lamine Yamal është jashtë për pjesën e mbetur të sezonit, Barcelona përballet me Osasunan.

Për t’u shpallur kampione këtë fundjavë, Barça duhet të fitojë dhe të shpresojë që Real Madridi të mos mposhtë Espanyolin.

Në Serie A, Interi është shumë pranë titullit me 79 pikë, duke lënë pas Napolin dhe Milanin.

Interi pret Parman dhe një fitore do t’i siguronte titullin.

Madje, mund të shpallet kampion edhe para se të luajë, nëse Napoli humbet ndaj Comos dhe Milani nuk fiton kundër Sassuolos.

Në Süper Lig, Galatasaray mund të konfirmojë dominimin e tij duke fituar titullin e katërt radhazi.

Me 74 pikë, shtatë më shumë se Fenerbahçe, Galatasaray shpallet kampion që këtë të shtunë nëse mposht Samsunsporin.

Ndërkohë, në Primeira Liga, Porto është shumë pranë rikthimit te titulli, me shtatë pikë avantazh ndaj Benficas.

Porto mund të shpallet kampion edhe para ndeshjes me Alvercan, nëse Benfica humbet ndaj Famalicãos.

Në rast barazimi të Benficas, Porto duhet vetëm të mos humbasë për të siguruar titullin.

Pra, kjo fundjavë mund të sjellë emocione të mëdha dhe disa kampionë të rinj në futbollin europian.