Ballina Aktualitet 14 vjet punime dhe 260 milionë euro. Një ditë mot i keq...

14 vjet punime dhe 260 milionë euro. Një ditë mot i keq mjaftoi për ta bllokuar

42
0

Vetëm 27 ditë pas inaugurimit, aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar pjesërisht si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor për shkak të motit të keq.

Një nga tre korsitë e rrugës është bërë e pakalueshme, ndërsa rrëshqitja e gurëve dhe dherave vijon ende. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, ndërsa autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve për kujdes në lëvizje.

Kontraktori ndodhet në terren për pastrimin e inerteve, në një aks që u ndërtua për 14 vjet dhe kushtoi rreth 260 milionë euro.