Ballina Politika Ligjin 7501 nuk e bëri Berisha/ Shkatërruan vendin që nga 1945, kanë...

Ligjin 7501 nuk e bëri Berisha/ Shkatërruan vendin që nga 1945, kanë 13 vjet në qeverisje e akoma ‘fajtori është Berisha’

177
0

Debatet e ditëve të fundit pas ekzekutimit në Sallën e Gjyqit të gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja kanë nxjerrë në pah edhe një herë revanshin e manipulimit mediatik që përpiqet që të bëjë mazhoranca e Edi Ramës.

Dhe këtë e bën nëpërmjet medieve, nëpërmjet rrjeteve sociale por edhe nëpërmjet deklaratave publike totalisht idiote e pa asnjë baze te zyrtarëve te lartë deri Ministra. Deklaratë që merren të mirëqena nga media, letra higjenike të Ramës dhe shpërndahen për tu shpërlarë trurin njerëzve.

U tha se gjyqtari ishte viktime e ligjit 7501 për pronën i miratuar shumë vite me parë nga Partia e Edi Ramës. Kjo nuk mund të jetë e vërtetë sepse ligji i atëhershëm bënte fjalë për toka bujqësore e ejo për troje apo godina shtetërore.

Por mos ti hyjmë më thellë historisë së Vrasjes së Paprecedentë të gjyqtarit të cilit shteti i Edi Ramës nuk i siguroi dot një roje polic që ai të punonte i qetë e të jepte vendime në emër të Republikës.

Kalojmë, tek propaganda e qeverisë që çdo gje të zezë e lidh me “Fajin e ka Sali Berisha”. Kjo nuk është aspak çmenduri por është një strategji e qartë e propagandës gëbelesiane të të majtës shqiptare që në vitet  fundit e sponsorizuar e dhe stërvitur edhe nga sorositët e bindur e kanë shtuar shumë sulmin ndaj atij që rrezoi komunizmin me 1990, pra Sali Berishën. Hakmarrja e bijve për pushtetin e humbur të etërve vijon.

Ligjin 7501 e lidhin me Berishën. Biles Ministri i Drejtësisë arriti deri atje sa të vijonte gafën e ushtarëve të medias edhe në sallën e kuvendit. Pa përmendur këtu pastaj analistet e inceneruar dhe të sponsorizuar nga shoqatat e Ajolës që nuk ndaleshin studio me studio që gjyqtari ishte viktimë e ligjit 7051 e duke lënë të kuptohet se për këtë “faji është i Saliut”.

Ky poshtë në foto është ligji 7501 i botuar ne fletoren zyrtare. Sië e shihni data është 19.7.1991 . Ligji është paraqitur dhe miratuar nga Ramiz Alia që kishte dhe maxhorancën absolute në Parlament. PD i ka fituar fitoi zgjedhjet me 31 mars 1992.

Image

Pra e vërteta kësaj here nuk kishte përse të vonohej. Sepse ngjarjet janë krejt të ndryshme nga ato që proklamohen më zhurmë e imazhe nga celulat mediatike të Ramës. Propaganda e tij si shumicën e herëve doli zbuluar. Shqiptarët po e kuptojnë dhe do ta ndëshkojnë, fajtorin e vërtetë.