Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një biçikletë, e cila u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-shpallën në kërkim shtetasit E. D., 42 vjeç dhe S. D., 38 vjeçe, bashkëshortë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e shtetasit E. D., shtetasin D. D., pasi dyshohet se kanë mashtruar një shtetas, se do t’i jepnin pagesën për disa automjete të shitura për llogari të tij. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-shtetasit A. B., 48 vjeç dhe G. B., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se 39-vjeçari kishte vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, lokalin që kishte në pronësi, në lagjen nr. 8, ambient në të cilin u kap duke vënë baste, me celular, shtetasi A. B.;
-shtetasin E. Z., 38 vjeç, pasi dyshohet se shfrytëzonte pa autorizim, një hapësirë publike në lagjen nr. 11, si vendparkim automjetesh;
-shtetasin S. D., banues në Durrës, pasi dyshohet se kishte pushtuar katin e fundit të një pallati në lagjen nr. 17, hapësirë që është në pronësi të një shtetasi tjetër;
-shtetasin A. L., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka hedhur një sasi inertesh në territorin e fshatit Shënavlash, pa lejen e organeve kompetente;
-shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 16-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. G., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike Kokaine, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, ky i fundit ka goditur një ekskavator dhe disa objekte të tjera, në anë të rrugës “Aleksandër Goga”. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka vjedhur shuma parash, në 2 subjekte;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 53 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-I. B., 45 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;
-M. A., 38 vjeç, banues në Shijak, pasi iu gjetën në banesë, disa fishekë luftarak, të cilët i posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.