Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë për fillimin e indeksimit të pagave të punonjësve në shtet, praktikë që deri tani ndiqej vetëm për pensionistët.
Ai ka njoftuar se do të nisë dhe llogaritje a vjetërsisë së punës në sektorin e shëndetësisë.
“Kemi një lajm tjetër shumë të mirë në projektbuxhetin e vitit 2026, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për punonjësit e sektorit publik, qoftë në nivel qëndror, vendor të cilat do të korrektohen çdo vit. Kjo është një politikë e re pagash që e kombinuar me rritjen ne përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale, i shton gati 100 mln euro qysh në vitin 2026, shumës që mandati i katërt do të vejë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore.
Kështu konkretisht 10600 punonjës shërbimi do të përfitojnë me 10 mijë lekë të reja në muaj, për specialistë e administratës publike, rritja do jetë 5 mijë lekë të reja, mësuesit 3 mijë lekë të reja në muaj. Në sektorin e Shëndetësisë, do të fillojë përllogaritja e vjetërsisë në punë. Do të ketë rritje për vjetërsinë në punë edhe për sektorin e policisë. Tani më Shqipëria është në një nivel tjetër dhe ky fakt do bëhet çdo vit dhe më i prekshëm. Ata që na dhanë besimin me 83 mandate meritojnë çdo vite më shumë dhe do të kenë çdo vit e më shumë”, tha Rama.







