Ballina Sport Siguroi sërish podiumin në Botërorin e Skive, Colturi: S’e prisja, pista në...

Siguroi sërish podiumin në Botërorin e Skive, Colturi: S’e prisja, pista në kushte të vështira

14
0

Lara Colturi u ngjit për të dytën garë radhazi në podiumin e Botërorit të Skive, duke siguruar sërish vendin e dytë, këtë herë në pistën e Gurgl të Austrisë. Pas garës ajo tregoi emocionet.

Vendi i dytë dhe një trashëgimi për shqiptarët?

Ndihem për mrekulli. Nuk e prisja këtë rezultat sepse kushtet kanë qenë të vështira, e pamë që edhe disa skiatore dolën nga pista për shkak të vështirësive.

Si ishte pista sot, sa e vështirë?

Nuk ishte e lehtë. Fola me disa garues dje dhe pista nuk ishte më e mira. Por kam bërë më të mirën. Nuk e prisja që të isha në këtë vend me këto kushte. Vetëm ecni përpara nëse keni ëndrra, punoni sepse një ditë do ia arrini.

Disa garuese nuk mundën të mbyllnin garën, kishit frikë?

Vetëm pak frikë. Pashë disa nga mikeshat që nuk ia dolën dhe rëndësi ka që të kënaqemi duke bërë punën tonë”, tha Colturi për RTSH pas garës.